×
  • Lajme
  • Insajderi

    A gaboi Kurti që e vendosi Arben Vitinë si kandidat për Prishtinën?

    Insajderi
    21 November 2021 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndër humbjet më të mëdha të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale, është padyshim humbja në kryeqytet.

    Se çka e penalizoi Arben Vitinë që e humbi Prishtinë për InDoks, ka folur opinionisti, Dukagjin Gorani.

    Gorani tha se Kurti bëri gabim kur emëroi Vitinë për kandidat të Prishtinë. Kjo sepse imazhi i Vitisë si ministër sipas Goranit ishte në rënie, ndërkohë periudha e për të treguar se është kryetari i duhur për Prishtinën ishte e shkurt.
    Ai thotë se krejt kjo situatë për Vitinë ishte vdekjeprurëse.

    “Prej një situate të tillë, prej një imazhi në rënie, si ministër atë e emërojnë ose e kandidojnë si kryetar të mundshëm të Prishtinës, çka ndodh aty ajo është tash z.Vitia duhet të transformohet prej një ministrit të Shëndetësisë, prej një mjeku profesionist duhet të transformohet në një personalitet i cili duhet të jetë menaxher i komunës, të merret me planifikim hapësinor, të merret me urbanizëm me zgjidhje konkrete rreth infrastrukturës e kanalizimit dhe ky kapërcim i madh në kontekstin e imazhit dmth zhbërja të një lloji të imazhit dhe ndërtimit të një tjetrit brenda një periudhe shumë të shkurt 2-3 javësh unë mendoj që ka qenë vdekjeprurëse për të”, ka thënë Gorani për InDoks.

    Gorani kritikoi Vitinë për mënyrë si bëri fushatë, në veçanti përmendi video spotet e bëra.

    “Në një moment të caktum z.Vitia rrezikojke të shndërrohej në objekt të talljes, të opinionit sidomos pas publikimit të video spoteve, pas përpjekjeve me dizajnu një fushatë të veçante për të kjo formë e manipulimit medial përmes transformimit të identiteti dhe imazhit të një njeriu, kjo nuk u përshëndet nga publiku. Kjo vetëm aspekti dmth vizuel dhe aspekti i marrëdhënieve publike që po e marrin parasysh kurse aspektet tjera çfarë janë ekspertiza, profesionalizmi, oferta programore ato e kanë përbë atë problemin tjetër”, deklaroi ai.

    Humbja i vije prej xhipave të zinj – dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark