Ministria e Drejtësisë, gjatë kësaj jave ka dal me reagim ku ka kërkuar përjashtmin e një banori të BBVK-së.
Gjithçka nisi pasi producentë e “Big Brother VIP Kosova 3” vendosën të fusin si banor ish-bashkëshortin e konkurrentes Drenusha Latifi, Atilla Kardesh të cilin ajo e kishte denoncuar për dhunë në familje.
Ky vendim provokoi kërkesa të shumta për mbylljen e formatit, që nga institucionet e deri te publiku.
Por, tashmë në “Prime”, Drenusha la të nënkuptohet se është në dijeni për reagimin e tyre.
Pasi gjatë deklaratës së saj në dhomën e rrëfimeve, ka thumbuar institucionet.
“Fakti që ka dal do të thotë që s’ka qenë i mirëpritur as jashtë as brenda. Shpresoj që nuk më kanë përdorur asnjë institucion, kur mu kanë deshtë nuk më janë gjendur. Sa i përket Atillës i uroi suksese. Ishalla kur dal ai ka me qenë personi i parë që do me pres si babai i fëmijëve”, tha ajo.
Kjo deklaratë e saj, ka nxitur dyshime se produksioni i ka dhënë informacione nga jashtë, gjë që bie ndesh me rregullat e këtij formati./Insajderi.org/