×
  • Lajme
  • Insajderi

    A ishte i drejtë largimi i rekrutëve nga FSK për shkak të tatuazheve? Flasin ish-komandantët

    Insajderi
    04 October 2022 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mungesa e njërit nga kriteret e përgjithshme për rekrut të FSK-së, tatuazhet, u bënë shkas për largimin e disa të rinjve nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Ky rast ishte edhe pikënisje e një debati, lidhur me atë nëse është e nevojshme mospasja e tatuazheve si dhe nëse ishte i drejtë largimi i rekrutëve. Gazeta Insajderi ka kontaktuar me ish-komandantët e FSK-së, Kadri Kastrati dhe Xhavit Gashi, të cilët kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me debatin për tatuazhet e pjesëtarëve të Forcave të Kosovës.

    Insajderi

    A ishte i drejtë vendimi për largimin e rekrutëve për shkak të tatuazheve?

    Sipas ish-komandantit të FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, FSK duhet ta respektojë rregulloren, por thekson se ajo duhet të rishikohet.

    Kastrati thotë që tatuazhet e vogla nuk duhet të jenë problem në të ardhmen për të rinjtë dhe të rejat që kyqen në FSK.

    Rregullorja e thotë që qartë që ushtarët apo kadetët nuk lejohen që të kenë tatuazhe aty ku duken, në vendet ku ekspozohen, kështu që unë mendoj që FSK duhet ta respektojë rregulloren përderisa është ajo rregullore, por prapëseprapë mendoj që ministri i mbrojtjes do të duhet ta rishikojë sepse disa tatuazhe të vogla që kanë simbole kombëtare dhe janë shumë të vogla fare pak vrehen mendoj që nuk do të duhej të ishte problem në të ardhmen për të rinjtë dhe të rejat që kyqen në FSK, qoftë ushtarë qoftë kadetë” – tha Kadri Kastrati.

    Sipas ish-gjeneralit, Xhavit Gashi, Kosova nuk e ka lluksin që të largojë për shkak të tatuazhit persona që e kanë vullnetin me vdekë për vendin

    “Në kohën e tanishme nuk e kemi luksin as ne, e as ushtritë e tjera në botë që për një tatuazh t’i diskualifikojmë rekrutët apo kadetët që kanë vullnetin me shërbye edhe me vdekë për vendin” – tha Gashi për Insajderin.

    A lejoheshin tatuazhet në ish-armata?

    Në konkursin e shpallur në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, njëra ndër kriteret e përgjithshme për rekrut të FSK-së është edhe që të mos kenë tatuazhe në pjesët e trupit që shihen.

    “Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun. (Në rast përzgjedhjeje, kandidatët janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor deri në trajnimin bazik, në të kundërtën do të diskualifikohen)”.

    Por, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Gashi, thotë se në ish-armatat që ishin me iedologji komuniste ishin lejuar tatuazhet, përveç atyre që kanë nxitë urrejtje.

    Në ish-armatat ku ka qenë sistemi i Pakteve të Varshavës, ideologji komuniste socialiste nuk është leju as tatuazhet as ndonjë shenjë kundër, p.sh janë lejuar tatuazhet me tematikë të ushtrisë në çdo pjesë të trupit. Nuk di që janë ndalu tatuazhet përveç atyre që kanë nxit urrejtje, edhe në ish- armatë të Jugosllavisë janë leju tatuazhet, e kanë kry shërbimin ushtarak edhe ende e kanë në krah”- tha Faton Gashi për Insajderin.

    Ndryshe, dy nga pjesëtarët e FSK-së që folën publikisht për përjashtimin e tyre nga FSK, thanë se e vetmja rrugëdalje iu mbetet migrimi.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark