×
  • Showbiz
  • Show

    A ishte Luizi shkaku i largimit të papritur të Valbonës nga BBVA

    Insajderi
    22 February 2023 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditët e para të qëndrimit në “Big Brother” të Valbona Memës nuk ka qenë të lehta. Ajo u përfshi në debat me Maestron që në momentet e para të hyrjes në BBVIP ku edhe u shpreh se dëshiron të lerë shtëpinë e famshme.

    E njëjta situatë ka ndodhur edhe ditët e fundit ku ajo u vu përball të ashtuquajturit “gjyq publik” nga Luizi i cili i kërkoi llogari pse votoi Olta Gixharin për lider shtëpie.

    Këtë situatë këngëtarja e ka pritur në gjendje të rënduar psikologjike ku sërish është shprehur e gatshme për tu larguar nga BBVIP. Por sot ajo ka lënë me të vërtetë shtëpinë dhe arsyeja nuk ka qenë as Luizi e as Maestro.

    Përmes një zarfi, Vëllai i Madh njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia. Largimi i saj i papritur ndodhi për shkak se ajo ka një familjar të shtruar në spital.

    Pas leximit të zarfit, Valbona la shtëpinë dhe u takua vetëm me Oltën dhe Luizin. Banorëve u erdhi keq nga largimi i Valbonës dhe i thanë asaj se do takohen jashtë.

    Televotimi i së shtunës anulohet automatikisht. Në nominim këtë javë ishin Olta, Kristi, Dea, Tani dhe Armaldo.

    Debati Luiz-Valbona në Prime:

    Debati ka vijuar edhe gjatë spektakëlit të sotëm.

    Valbona: U “dhunova”, askush nuk më mbrojti në ato moment. Unë nuk bëra asgjë. Më kuptoni.

    Unë jam një femër që kam vuajtur në jetë. Nuk duhet të isha në bankën e gjykimit, sikur kisha bërë krim. Unë kam hyrë me guximin e një femre,artisteje. Jam gjetur para një goditjeje psikologjike.

    Luizi: I kam shkuar tek koka dhe i kam thënë që dhe ti e ke vuajtur dyfish këtë gjë sepse ta kam thënë unë. Unë e kuptoj. Por nuk Iikam bërë kurrë presion. E kam pyetur disa herë dhe nuk me ka kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark