×
  • Lajme
  • Lajme

    A janë të gatshëm qytetarët të marrin pjesë në protestat e VV-së?

    Insajderi
    18 October 2018 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri më i madh i qytetarëve janë të pakënqaur me qeverisjen aktuale, dhe gjithashtu me punën e presidentit.

    Një gjë e tillë ka dalur nga statistikat e Institutit slloven IFMES, raporton Insajderi.

    Sipas këtyre sondazheve, mbi 70% e qytetarëve vlerësojnë negativisht punën e qeverisë me në krye Haradinajn, dhe të presidentit Thaçi.

    Të pakënaqur me këtë gjendje, anketuesit janë shprehur të gatshëm edhe të protestojnë.

    Në pyetjen se a janë të gatshëm për protesta të VV-së, 66.2% e qytetarëve janë përgjigjur pozitivisht.

    28.2% janë kundër, kurse 5.6% kanë qenë të pavendosur.

    Gjithashtu numri  më i madh i repsodentëve kanë thënë se përkrahin zgjedhje të reja qendrore në vend.

    Në bazë të këtij sondazhi si parti e parë në këto zgjedhje do të dilte Lidhja Demokratike e Kosovës, me mbi 28%.

    Duke lënë pas vetes Vetëvendosjen dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

    Mbi 66% e personave që janë përgjigjur, kanë thënë se gjendja politike në vend është e keqe. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark