×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “A jeni të sigurt që këto janë votat”, projektligji që u votua në mënyrë të dyshimtë gjatë seancës së Kuvendit

    Insajderi
    18 March 2024 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë ngritur dyshime nëse një projektligj shumë i rëndësishëm për Arsimin është votuar apo nuk ishin votat e mjaftueshme në seancën e së enjtes. Në rend dite mes shumë projektligjesh ishte edhe ai për Tekstet Shkollore.

    Fillimisht dyshime ngriti kryeparlametnari, Glauk Konjucfa i cili nuk e kishte të qartë nëse ishin votat për votim. Dyshimet i shtoi edhe deputeti i VV’së, Visar Koreniva. Ai deklaroi se ky projektligj nuk mund të konsiderohet i votuar, pasi që sipas tij në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë.

    “A jeni të sigurt që këto janë votat, nuk e di. Vetëm për çështje korrektësie, a mund të më tregoni nga mazhoranca, kështu vetëm për informatën time, kush nuk ka marrë pjesë fare në votim nga mazhoranca…jo sepse atëhere nuk është numri i saktë që 62 vota janë për”, kishte thënë Konjfuca.

    Lidhur me votat përgjigjje nuk pati as nga deputetët e mazhorancës dhe pas kësaj, projektligji për Tekstet Shkollore u miratua.

    Mirë, nese nuk po tregoni pra cilët, 62 vota për, 1 apstenim, ka kaluar projektligji për tekstet. Parlamenti i miraton këtë projektligj”, tha Konjufca.

    Pas seancës së Kuvendit dilema kishte reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica. Ai kishte deklaruar se ky projektligj nuk mund të konsiderohet i votuar, pasi që sipas tij në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë.

    Sipas asaj që unë di përmbrenda nuk ka kalu. Janë përmend 62 vota sepse kemi problem me sistemin elektronik të votimit. Sipas numrit te votave duhet të janë 60 qe kanë marrë pjesë në votim, mbetet me u verifiku me adminisratën e kuvendit, kanë ndodhë raste të tilla për shkak të teknikës nuk janë numëru votat si duhet” kishte thënë Korencia në debatplus.

    Gazeta Insajderi i kishte dërguar pyetje Kuvendit të Kosovës, gjatë ditës së premte, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigjje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark