×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A ka ftohje të raporteve me Kurtin?- flet Korenica

    Insajderi
    01 September 2023 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, në një intervistë në FRONTAL ka folur për largimin e tij nga dega e VV-së në Rahovec dhe për raportin me kryetarin e partisë së tij, Albin Kurtin.

    Korenica i pyetur nëse ka pasur ftohje raportesh, ka thënë se varet se në çfarë aspekti e shikon, megjithatë pranon se ka mospajtime me Kurtin.

    “Unë kam folur publikisht për atë rast. Ka qenë dobësi, vendimi që ësht ëmarrë nga kryesia. Aka pasur ftohje të raporteve. Varet nga çfarë këndvështrimi e sheh. Nga aspekti i bashkëpunimit nuk ka pas ndonjë kërkesë të drejtpërdrejt që me mu refuzu. Përndryshe s’kemi pas ndonjë komunikim të drejtpërdrejt për sa i përket angazhimit, se s’na lidh puna. Raportet janë ashtu qysh kanë qenë, por kemi mospajtime”, ka thënë Korenicë në FRONTAL.

    “Unë nuk kam votu për disa ligje që Qeveria i ka sjell. Ka pas ligje që disa deputet tjerë nuk i kanë votu. Aty për çka jemi fut bashkë ka qenë me e luftu krimin dhe korrupsionin, me e rritë punësimin”, ka shtuar tutje ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark