×
  • Sport
  • Sport

    A ka interesim për Krasniqin!? E zbulon presidenti i Cluj: Ka mundësi se do të largohet

    Insajderi
    23 July 2023 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Cluit, Cristi Balaj ka konfirmuar se ekziston mundësia që sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi të shitet këtë afat veror.

    Me ardhjen e trajnerit të ri, kosovari ka humbur vendin e titullarit dhe kjo u konfirmua qysh në ndeshjen e parë, pasi e inkuadroi vetëm një minutë në fushë.

    Balaj në një intervistë për televizionin rumun “Digi Sport” ka konfirmuar se ka interesim për Krasniqin, por që nuk është e qartë nëse do të shitet.

    “Ka interesim për disa lojtarë, si Krasniqi, Birligea. Pra, ka interesim për Krasniqin por kjo nuk nënkupton se do të largohet në të gjitha rrethanat”.

    “Për derisa ofertat të jenë të gëzueshme për klubin dhe lojtarët, ka mundësi se ata do të largohen”, deklaroi ai.

    Mediumi “Prosport” raporton se për kosovarin interesim ka vetëm nga klubi i Koresë Jugore Joenbuk, që e ka trajner Dna Petrescun, i cili e kishte transferuar lojtarin nga Ballkani te klubi rumun, raporton NAcionale.

    Joenbuk edhe është i gatshëm të ofrojë 4 milionë euro aq sa kërkon Cluji për ta lejuar Krasniqin t’iu bashkohet në këtë afat veror.

    Ndërkohë, ende nuk dihet qëndrimi i Ermal Krasniqit lidhur me këtë situatë, nëse dëshiron ta bëjë këtë hap “mbrapa” në karrierë pasi shpesh herë ka deklaruar se dëshiron të luajë në top pesë ligat evropiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark