×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A ka politikë në rekomandimet e IKSHPK-së?

    Insajderi
    18 September 2021 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë është institucioni më aktiv gjatë këtyre 18 muajve të përballjes me pandeminë.

    Nga Naser Ramadani dhe IKSHPK-ja nuk u morën vendime që e afektonin vetëm virusin famëkeq, por edhe jetën në Kosovë – përfshirë atë politike.

    Së fundmi ky institucion, që është nën kupolën e ministrisë së Shëndetësisë, ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit me arsyetimin se vendi është përfshirë nga varianti Delta, variant ky që solli shifra rekorde të rasteve të reja dhe atyre të vdekjeve.

    Megjithatë, IKSHPK-ja nuk ndaloi mbajtjen e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit ashtu siç i lejoi edhe zgjedhjet në Podujevë në nëntor të 2020-ës, përkundër që këto të fundit u shtynë një herë për shkak të fillimit të pandemisë në vend.

    E pikërisht 12 ditë pas paraqitjes së rasteve të para në Kosovë vendi mori një kahje të re, duke u përballur me një krizë politike në kohë pandemie.

    Pas përçarjeve mes partnerëve të koalicionit VV-LDK, në fundin e marsit, Qeveria Kurti 1 u rrëzua dhe kjo ndodhi ngase u lejua mbajtja e seancës nga IKSHPK-ja.

    Me ardhjen e qeverisë së re në pushtet, IKSHPK-ja në faqen e saj e pati shpërndarë edhe një artikull për ministrin e dikasterit të shëndetësisë Armend Zemaj e ku cilësohej si i palodhshëm.

    Ndonjëherë kryeepidemiologu Ramadani kishte momente kur acarohej edhe me deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    E në komunikatat e lëshuara nga ky institucion nuk kanë munguar shprehjet jo të zakonshme sikurse kjo e fundit “Delta variantit ia kemi ndalë turrin”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark