×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    A ka shanse Shqipëria për të fituar përballë Kroacisë? Ky është parashikimi i Meri Shehut

    Insajderi
    19 June 2024 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme, Kombëtarja shqiptare, do të përballet me Kroacinë në orën 15:00, në stadiumin “Volfsparkstadion” të Hamburgut.

    Astrologia Meri Shehu, ishte në Top Arena, ku ka bërë parashikimin e saj për këtë ndeshje, e sipas yjeve, ajo thotë se Shqipëria ka shanse për të fituar.

    “I kam parë yjet me seriozitet dhe në mes të të gjithave më doli Plutoni, që do të thotë është planeti i metamorfozës…Por sinqerisht, ne kemi shanse të papara të ringjallemi nga ai hiri i ndeshjes së parë. Mendoj se e kemi shansin e metamorfozës. Shanset për një ndryshim ekzistojnë. Yjet shohin fitore për Shqipërinë”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark