×
  • Lajme
  • Lajme

    “A ke kërcënuar me kallashnikov”- Nervozohet keq burri i Albulena Haxhiut, e humbë kontrollën edhe Sami Kurteshi

    Insajderi
    06 October 2023 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është zhvilluar me tone të larta dhe me shprehje pakënaqësish. Krejt kjo për shkak të vazhdimit të mandatit të kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së edhe për një vit, raporton Gazeta Insajderi.

    Ndërkohë gjatë pauzës së kësaj mbledhje gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi e ka pyetur anëtarin e KQZ-së, Alban Krasniqin se a i kishte kërcënuar anëtarët e tjerë duke e përmendur edhe fjalën kallashnikov.

    Krasniqi e ka mohuar një gjë të tillë teksa ka qenë i ashpër me gazetaren. Me tone të larta iu është drejtuar edhe Sami Kurteshi.

    Gazeta Insajderi ditë më parë raportoi se Alban Krasniqi që është edhe burri i ministres së Drejtësisë në mbledhjen e 18 shtatorit të këtij viti ka shkaktuar skandal në këtë institucion. Insajderi ka parë edhe transkriptimin e kësaj mbledhje, ku disa anëtarë përmendin kërcënimin e tij, por të njëjtin e ka konfirmuar edhe një pjesëmarrës në këtë mbledhje. Ai ka thënë se Krasniqi përdori edhe fjalën “kallashnikov” gjatë kërcënimit në mbledhjen ku u vendos për fatin e Kryeshefit.

    Për më shumë shikoni videon e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark