×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    A keni menduar, a mund të lindë një fëmijë në hapësirë?

    Insajderi
    25 November 2023 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    A mund të lindë një fëmijë në Orbitën e Tokës?

    Kjo është pyetja që studiuesi dhe sipërmarrësi holandez Dr. Egbert Edelbroek po përpiqet t’i përgjigjet duke eksperimentuar me riprodhimin në hapësirë. Ai është kreu i kompanisë bioteknologjike “SpaceBorn United “.

    – Njerëzimi ka nevojë për një “plan rezervë”. Nëse dëshironi që speciet (njerëzore) të mbijetojnë, ju duhet të jeni një “specie multiplanetare”, tha Edelbrook për MIT.

    Kërkimi për të ardhmen e njerëzimit, megjithatë, fillimisht nuk do të përfshijë të bërit dashuri në hapësirë. Në vend të kësaj, fekondimi in-vitro do të eksperimentohet në një mini-laborator në Orbitën e Ulët të Tokës.

    Laboratori i vogël me spermën dhe vezët brenda ka madhësinë e një kutie këpucësh dhe është ndërtuar për t’i bërë ballë rrezatimit të lartë dhe gravitetit më të ulët.

    Ai gjithashtu ka aftësi rrotulluese dhe mund të lëvizë me shpejtësi të ndryshme për të “kapur” gravitetin e Tokës, Hënës ose Marsit, sipas raportit. Pas rreth pesë ose gjashtë ditësh, kur embrioni arrin një fazë të quajtur blastocist, ai do të ngrihet në mënyrë kriogjenike për udhëtimin e kthimit në Tokë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark