Sonte po mbahet darka e të nominuarve, ku një pyetje pikante është parashtruar ndaj Gjestit. Gjatë diskutimit, një pyetje delikate u parashtrua ndaj Gjestit në lidhje me raportin e tij me Xhenetën.
Lela ka lexuar pyetjen, që ishte: “A mendon se nana jote do të përballonte një femër si Xheneta, e cila ofendon gjatë gjithë kohës?”, shkruan Insajderi.
Kjo pyetje ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga Xheneta.
Ajo ka shpërthyer në reagimin e saj: “Këtu dyja janë njëjti nivel sholja – kapaku, a skeni pas punë tjetër vec mi shti nanat këtu a?”, duke menduar se pyetja ishte bërë nga Gresa dhe Ana.
Gjesti, pas këtij reagimi, ka dhënë një përgjigje të qetë: “Kofte e shkrume më kanë bashkë edhe jashtë, nana për djalë çka bën, edhe djali për nanë”.
Ndërsa Xheneta ka shtuar, duke u sqaruar më tej: “Unë nanën e tij nuk e ofendoj, loqk”.