×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    A mundet Rusia t’i shmangë sanksionet përmes kriptomonedhave?

    Insajderi
    02 March 2022 - 07:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Blerjet e kriptomonedhave me rubla kanë shënuar nivele rekord që pasi Rusia sulmoi Ukrainën duke ngritur pikëpyetje rreth asaj nëse bitcoin-i mund të ndihmojnë Moskën të shmangë sanksionet.

    Pse kripto po tërheq rusët?

    Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë po përpiqen të gjymtojnë sektorin bankar dhe monedhën ruse me një ‘breshëri’ sanksionesh.

    Ato përfshijnë heqjen e disa bankave ruse nga sistemi SWIFT, duke i izoluar ato nga pjesa tjetër e botës.

    Sistemi i SWIFT lejon bankat të komunikojnë me shpejtësi dhe siguri lidhur me transaksionet. Heqja e Rusisë synon të parandalojë tregtinë e këtij vendi me pjesën më të madhe të botës.

    Masat perëndimore që ndalojnë transaksionet me bankën qendrore të Rusisë kanë bërë gjithashtu që ekonomia ruse të zhytet në kaos.

    Rubla është ulur 27% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit, niveli më i ulët i regjistruar i saj.

    Rrjedhimisht rusët po i drejtohen kriptomonedhave që operojnë në një rrjet të decentralizuar dhe për këtë arsye nuk preken drejtpërdrejt nga sanksionet.

    Kaiko, i cili ofron të dhëna mbi tregun e kriptomonedhës, ka raportuar vëllime rekord të blerjes së bitcoin-it në rubla që prej fillimit të sulmit javën e kaluar.

    Një lloj tjetër monedhe dixhitale që ka përfituar shumë nga sulmi rus ndaj vendit fqinj të saj është tether, që shihet si më më e qëndrueshme se kriptomonedhat e tjera.

    A është kriptomonedha një zgjidhje afatgjatë kundër sanksioneve?

    Qeveritë, nëse duan, mund të urdhërojnë platformat ku blihen kriptomonedha të vendosin kufizime për blerjet e bëra, në mënyrë që të bllokojnë përpjekjet për të shmangur sanksionet.

    Zëvendëskryeministri i Ukrainës Mykhailo Fedorov, i cili është gjithashtu ministër i transformimit dixhital të vendit, kërkoi përmes Twitter-it që platformat e kriptomonedhave të bllokojnë llogaritë ruse, një kërkesë që thuhet se po shqyrtohet nga autoritetet amerikane.

    Grupi që ofron analiza mbi tregun e kriptomonedhës ‘Chainalysis’ tha në një deklaratë se kishte besim se industria e kriptomonedhave mund të kundërshtonte përpjekjet e aktorëve rusë për t’iu shmangur sanksioneve.

    Ai vuri në dukje se blockchains, ose regjistrat e transaksioneve të kryera në monedha dixhitale, u japin mundësi qeverive perëndimore të identifikojnë shkeljet.

    Koreja e Veriut dhe Irani kanë arritur t’i shmangin sanksionet falë kriptomonedhave.

    Koreja e Veriut ka fituar miliarda dollarë nga sulmet kibernetike, ndërsa Irani ka përdorur energji me kosto të ulët për të prodhuar bitcoin, sipas Caroline Malcolm përfaqësuese e ‘Chainalysis’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark