Nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe kreun e Nismës, Fatmir Limajn duket se po i ndanë vetëm gjumi. Brenda një jave ata u panë tre herë bashkë në ndeja.
Kësaj radhe i ka ftuar në shtëpinë e tij deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.
“Sonte në shtëpinë time mirëprita disa nga personalitetet kryesore të UÇK-së të cilëve historia ju dha një rol sakrifikues në luftën tonë çlirimtare. UÇK NA BASHKON!”, ka shkruar Kastrati në mbi fotografitë e publikuara në Facebook, Gazeta Insajderi.
Lexo edhe:
A po i dërgojnë mesazh kryesisë së PDK-së Lushtaku e Limaj?
Lushtaku dhe Limaj duket se po i dërgojnë mesazhe kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës, se me ardhjen e Vitit të Ri, po hapet edhe një kapitull i ri.
Ashtu siç paralajmëruan edhe Memli Krasniqi, Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri në fillim të vitit 2023, por duket kapitulli nuk po hapet nga drejtuesit e rinj të PDK-së, por nga ata të moçmit e partisë që dikur ishin bashkë me Hashim Thaçin, shkruan Gazeta Insajderi.
Kjo pasi edhe ditë më parë Lushtaku dhe Limaj ata u panë në një sofër të rrumbullakët nën freskimin e alkoolit dhe mishit.
Gazeta Insajderi ka raportuar para disa dite se Limaj është i preferuari i gardës së vjetër për të kandiduar për kryetar të PDK-së, në momentin kur do të mbahen zgjedhjet e brendshme.