×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “A patë fytyrë për me vra një jetim”, nipi thur poezi emocionuese për Lulzim Fejzullahun, 18-vjeçarin e vrarë në Podujevë

    Insajderi
    28 January 2024 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qytetarë të shumtë po marshojnë drejt Komunës së Podujevës, nga vendi ku është rrahur për vdekje 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu.

    Në marsh po merr pjesë edhe nipi i të ndjerit, i cili ka thur një poezi emocionuese gjatë marshimit.

    Ai kujtoi plagët e rënda që 18-vjeçari mori.

    “A patë fytyrë për me vra një jetim”, ishte motoja e marshit.

    “Në të rinj të rinisë nuk munda me i duru ato dhimbje të trupit temë, kam mbete shtrirë këtu dhe askush me më zgjuar nuk po vjen. Kam me i tregu Zotit, nënë krejt çka më kanë bërë, familjarët mos marrin hak se Zotit po ia lë. Mos ma rëndoni varrin, inshaAllah bëni gajret e ka kush ua hjek mallin, kam pasur shumë mërzi po nuk kam dashtë me ma marr jetën.

    Nënë a po e sheh prej lart sa shumë lot për mua po derdhën, me shumë dhimbje po shkoj, po shkoj te Zoti im, po shkoj aty ku shprehna, ku shpirti rehat më flenë, se shenja nuk kam vetëm kryt më është rënuar, kaq të forta paskan qenë dhimbjet sa nuk kam mundur t`i duroj”, deklaroi nipi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark