×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    A pati sherr? Detaje nga takimi i Shakirës me Pique-n, ku të pranishëm ishin edhe fëmijët e tyre

    Insajderi
    04 May 2023 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vizita e Gerard Pique-s në Miami ka qenë një nga ngjarjet më të përfolura të ditëve të fundit. Ish-futbollisti bëri udhëtimin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara për të kaluar kohë me djemtë e tij Sasha dhe Milan, të cilët që nga fillimi i prillit jetojnë me nënën e tyre, Shakira, pasi ajo dhe ish-lojtari i Barcelonës ranë dakord për këtë plan vizite.

    Orët e fundit ka qarkulluar një thashethem se ish-futbollisti ishte përplasur me vëllain e këngëtares, Tonino Mebarak. Mirëpo, si nga rrethi i këngëtares ashtu edhe i Pique-s e kanë mohuar këtë.

    Në ‘El programa de AnaRosa’ në Spanjë kanë dhënë disa detaje, pasi kanë folur me Pique-n dhe ai ka konfirmuar se “kjo nuk ka ndodhur”, duke e mbyllur çështjen dhe duke konfirmuar se takimi me fëmijët e tij ka shkuar normalisht.

    Gjërat madje shkuan mirë edhe me Shakirën, e cila e lehtësoi mbledhjen dhe dërgimin e fëmijëve të tyre, gjë që u bë larg kamerave.

    Pavarësisht tensionit mes tyre, gjithçka ishte normale. “Marrëdhëniet ishin totalisht të sjellshme, fëmijët ishin të pranishëm. Dhe, tani, fëmijët do të vijnë në Barcelonë për të qëndruar për një muaj e gjysmë”, komentuan ata gjatë transmetimit të programit.

    Prandaj, Pique nuk do të kthehet për një kohë në Miami, ndaj tani ai po përgatitet që të presë fëmijët e tij në Spanjë kur ata të marrin pushimet nga shkolla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark