×
  • Lajme
  • Insajderi

    “A po e kafshon gjuhën?”, kjo është videoja ku shfaqet i dyshuari Kameri duke u kontrolluar në spitalin e Pejës

    Insajderi
    07 September 2022 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkëlqim Kameri, i akuzuari për dhunimin e 11-vjeçares ka marrë sot trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajder Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    “SHKK njofton se personi në fjalë nuk është i dyshuari E.R, por është i dyshuri tjeter për të njëjten veper, SH.K, i cili është në mbajtje në Qendren e Paraburgimit në Pejë, dhe i cili po ashtu nuk është sulmuar, por ka marr shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës”, thuhet në përgjigjet e SHKK-se dhënë Insajderit.

    Nën përcjelljen e dy gardianëve i dyshuari Shkëlqim Kameri, shihet duke marrë trajtim nga mjeku në spitalin e Pejës.

    Kameri pyetet nga mjeku nëse po e kafshon gjuhën, shkruan Insajderi.

    “Gjuhën a po e kafshon” pyet mjeku – “Jo” dëgjohet duke thënë Kameri

    19 vjeçari në këtë video dëgjohet duhet i treguar mjekut se ka dhimbje të kokës.

    “Dhimbje të kokës a ke”, pyet mjeku. “Po” dëgjohet duke thënë Kameri.

    Ndonëse, ende nuk dihen arsyet përse Kameri i është nënshtruar trajtimit shëndetësore./Insajderi.org

    Dhunimi i të miturës për 7 orë nga pesë persona

    Pasditën e së shtunës, e mitura 11 vjeçare u përdhunua për shtatë orë nga pesë persona, dy prej të cilëve të moshës madhore të njohur për organet e rendit edhe për vepra tjera penale, e tre tjetër të mitur.

    Kjo ngjarje e tmerrshme dyshohet se nisi në parkun e lagjes Arbëria e më pas në disa lokacione tjera. Nën dyshimin e bazuar se kryen aktin çnjerëzor të keqtrajtimit seksual të të miturës u arrestuan Ekrem Rexhepi, Shkëlqim Kamberi,  Xh. S., G. J. dhe Zh.S., shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas dëshmisë rrënqethëse të viktimës dhënë në policinë e Kosovës, gjithçka ndodhi derisa ajo ishte në park, ku ishin afruar tre personat, të cilët kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, e derisa ajo po ecte kanë filluar edhe ta preknin.

    “Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”.

    “Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri”, thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria.

    Nuk kishte përfunduar këtu. Ekrem Rexhepi kishte arritur me veturë pasi ishte thirrur në telefon nga vëllau i tij i mitur. I njëjti kishtë shkuar tek vendi i ngjarjes me veturën Pickup, prej ku e kishte marrë të miturën për tu larguar në një vend të panjohur.

    “E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës…, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën”.

    “Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

    Pas orëve të tmerrit që përjetoi, në mesnatë vajza u gjetë në gjendje të rënduar emocionale, dhe bashkë me nënën e saj e lajmëroi rastin në polici, ku në detajë tregoi se çfarë i kishte ndodhur.

    Policia për këtë akt mizor arrestoi Ekrem Rexhepin, Shkëlqim Kamberin,  Xh. S., G. J. dhe Zh.S.. Ndaj tyre u caktua masa e paraburgimit prej një muaji, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në datën kur ka ndodhur dhunimi, Ekrem Rexhepi ka postuar në llogarinë e tij në Tik-Tok një video në makinën e tij të tipit Pick Up, në të cilen sipas Prokurorisë dyshohet se ka ndodhur krimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark