×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    A po e mendon martesën? Fifi rrëfen raportin me Adisin dhe planet për të ardhmen

    Insajderi
    06 December 2023 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fifi ka folur së fundmi për raportin me partnerin e saj të jetës, Adis Patushin, eksperiencën e saj si nënë dhe raportin me djalin e madh të Adisit.

    E pyetur mbi partnerin e saj, Adisin, nëse janë duke planifikuar një datë për dasmën e tyre apo jo, Fifi është shprehur se ja ka lënë në dorë partnerit, ndërsa ka treguar që akoma nuk i ka ardhur propozimi.

    “Ia kam lënë në dorë atij. Nuk ka ardhur akoma propozimi…”, ka treguar Fifi.

    Ndër të tjera, këngëtarja është pyetur edhe për marrëdhënien e saj me ish-partneren e Adisit, modelen e njohur Adrola Dushi dhe djalin që ata kanë së bashku.

    Pyetje: Cili është çelësi i kësaj marrëdhënie kaq korrekte?

    Fifi: Çelësi është fëmija i Adisit. Nëse unë nuk e respektoj fëmijën e tij, i bie që unë nuk e respektoj atë që kam në krah. Nuk është thjesht që duhet patjetër të bësh kompromis. Por dhe nga ana njerëzore duhet të ndalesh të mendosh që aty në mes është një fëmijë që ka nevojë për babain e tij.

    Në jetë nuk ia uroj kurrë dikujt që të mos ketë nënë apo baba.Unë kam 8 vjet që jam larg familjes sime dhe shpesh më mungon babi dhe mami. Në këtë rast, unë e di se sa shumë mund t’i mungojë atij babai i vet. E shoh shumë më të brendshme nga sa duket nga jashtë. Në fund të ditës, duhet të jemi njerëzorë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark