×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “A po ju vjen marre që e keni pranu Zajednicën?”, aktivisti i PSD-së e pyet Bislimin

    Insajderi
    12 November 2023 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk i ka kthyer asnjë përgjigje një aktivisti të PSD-së, i cili e ka parë numrin dy të Qeverisë, e që i ka kërkuar llogari për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Bislimit ia ka kujtuar një deklaratë ku ai kishte thënë se do të dorëhiqej nëse Kosova do ta pranonte Asociacionin.

    “Z. zëvendëskryeministër, a po ju vjen marre që e keni pranu Zajednicën a jo? A ke premtu që ke me dhënë dorëheqje nëse bëhet Zajednica? A ke premtu? Pse nuk je tu dhënë dorëheqje? Ke premtu që nëse bëhet Zajednica, ndaq me kompetenca ekzekutive, ndaq pa kompetenca ekzekutive, ke me dhënë dorëheqje, pse nuk je tu dhënë dorëheqje?”, i thotë aktivisti.

    “A po ju vjen marre? A po ju vjen marre? Allahile a po ju vjen marre që jeni duke e bë Zajednicën? A krejt pa marre jeni duke e bë a? Hiç s’po jua ndjen?”.

    Ndërkaq Bislimi nuk ka folur, duke u munduar ta shmangë aktivistin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark