×
  • Lajme
  • Insajderi

    A po respektohet vendimi për çmimin e karburanteve? – Flasin për Insajderin nga Inspektorati i Tregut

    Insajderi
    27 June 2022 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sot ka publikuar vendimin ku është cekur çmim maksimal i lejuar për produktet, dizel është 1.85 euro centë për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.74 euro centë për litër.

    Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është: 0.78 euro centë për litër.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar zëdhënësen për komunikim, Lindita Rashiti në Inspektoratin e Tregut për të kuptuar nëse vendimi po gjenë zbatim. Ajo theksoi problemin me numrin e inspektorëve.

    “Inspektorët janë në terren, edhe pse e kemi një staf me numër të vogël të inspektorëve por sidoqoftë janë në terren, po bashkëpunojnë me inspektorat e ATK-së, ata ende nuk janë kthyer nga terreni, tha Rashiti për Insajderin.

    Së bashku me ta është edhe shefi i naftës”, tha Rashiti për Insajderin.

    Për të kuptuar qëndrimin e naftëtarëve për vendimi e qeverisë, Insajderi ka kontkatuar edhe kreun e tyre, Fadil Berjan.

    Përkundër që u shpreh i pakënaqur me kalkulimin e bërë nga qeveria, bëri thirrje që vendimi të respektohet.

    “Vendim i qeverisë duhet të respektohet dhe është duke u respektuar. Por vendimi ka gabime në kalkulim të çmimit. Shpresojmë që në ditët në vijim të përmirësohet”, tha Berjani.

    Ndërkohë, çmimet e vendosura janë të vlefshme nga sot në ora 10:00.

    Njoftimi i plotë i Ministrisë:

    Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:

    ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR

    Për secilin produkt të naftës

    Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër;

    Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër;

    Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër.

    Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark