×
  • Lajme
  • Insajderi

    A po shtyhen zgjedhjet lokale? Presidentja takon kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

    Insajderi
    07 September 2021 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin, ku është diskutuar për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhor, shkruan Insajderi.

    Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të presidencës, thuhet se kryetari i KQZ-së, e njoftoi Presidenten Osmani për përgatitjet, të cilat i ka bërë KQZ-ja për organizimin e zgjedhjeve lokale, ku theksoi se do të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor përbrenda kompetencave të KQZ-së.

    A është diskutuar shtyrja e zgjedhjeve lokale?

    Kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca, mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘dPt te Fidani’, ka thënë se ndonëse presidentja Osmani vendimin për zgjedhjet e merr në përputhshmëri me vendimet e IKSHPK’së, opinion i tij personal është që të shtyhen zgjedhjet.

    “Kjo nuk varet prej meje [shtyrja e zgjedhjeve] por nëse do të thoja mendimin tim personal unë mendoj që zgjedhjet do të duhej të shtyheshin”, ka deklaruar ai.

    Në lidhje me këtë kanë reaguar nga Lidhje Demokratike e Kosovës, ku kryetari Lumir Abdixhiku është shprehur se askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet, dhe se një qëndrim i tillë po vjen pasi numrat zgjedhor nga terreni, kanë tmerruar pushtetin e paaftë për të qeverisur mirë.

    Në një pronocim për Gazetën Insajderi, këshilltari i presidentës, Bekim Kupina, ka thënë se kjo është përgjegjësi e Komisionit Qendror Zgjedhor.

    Kujtojmë që zgjedhjet lokale janë caktuar të mbahen me datën 17 tetor./Insajderi.org/


     
     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark