×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “A të duket vetja më e zgjuar se unë?”/ Sabiani sherr me Monikën: Bën si filozofe kot

    Insajderi
    10 November 2021 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dita e sotme nuk ka nisur shumë mirë për Sabianin i cili duket se është bezdisur shumë nga Monika dhe ndërhyrjet e saj në biseda.

    Teksa fliste me Kleidin, Sabiani tha se Monikës i duket vetja si filozofe pasi futet nëpër biseda pa qenë e ftuar për t’u dukur si e zgjuar.

    Ai tha se kur po fliste me Beniadën, Monika i ishte afruar duke i dhënë këshilla, duke i marrë muhabetin nga goja për t’u dukur si e zgjuar.

    “Ulu degjo mos ma merr muhabetin nga goja. I duket vetja si filozofe dhe do të futet kudo. Ç’a i duket vetja asaj, më e zgjuar se unë?” tha Sabiani.

    Një fakt të tillë Sabiani ia ka bërë të ditur Monikës edhe në një bisedë me Beatrix ku i ka thënë se ndërhyn kot pa e ditur se si është muhabeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark