×
  • Showbiz
  • Show

    “A u kris raporti për shkak të Sarës” – Menaxheri i Bardhit jep përgjigjen e fundit

    Insajderi
    29 March 2024 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jetmir Agaj, menaxheri i Bardhit më në fund ka folur për raportin me të pas daljes nga Big Brother Vip Albania 3. Më saktë pas akuzave të dashurës së Bardhit, Sarës se ai po ndërhyn në lidhjen e tyre, shkruan Insajderi.

    Agaj ka thënë se me Bardhin kanë raporte të mira të punës, pavarësisht se çka është thënë.

    Madje, ai thotë se nuk iu ka përzi Bardhit për lidhjen me Sara Gjordenin.

    “…është esenca që marrëdhënia e punës që unë e kam kriju me Bardhin, normal që vazhdon të jetë e mirë, për krejt opinionin publik, marrëdhënia e punës vazhdon të jetë shumë e mirë. Jeta private dmth, as nuk kam interes, as të drejt as me u përzi as me paragjyku, jo veç te Bardhi por tek shumica e bashkëpunëtorëve të mi si Celiku, Luizi etj.

    Si shok mundem me ta dhënë një këshill, por jo me ndërhy se jemi shekullin 21, sot nuk mundet me vendos prindi yt për jetën privat e aq ma pak menaxhmeti“, tha ai në T7 përcjell Insajderi.

    Agaj ka ritheksuar se nuk ka krisje mes menaxhmetit SBS derisa ka shtuar se bashkë me Bardhin kanë hëngër me një pijatë.

    “…edhe ajo fjala që e kam lexu krisje mes menaxhemtit, nuk mundet me pas asnjë biznes e sidomos ai i muzikës mos me pas një krisje, se unë mundem me pas edhe një mos-pëlqim sepse Bardhi mundet mos me pas mos pëlqim një audio, por nuk mundet me pas prishje të raporteve dhe marrëdhënieve“.

    “Edhe Bardhi, publikisht qindra mijëra herë ka thënë djali që jam falënderues përderisa Bardhi prej 0 ka ardhë edhe 4 vite han bukë në shtëpinë teme, edhe hajm bashkë me një pijat dhe e shoh si vlla të vogël – qysh mundet me u prishë raporti. Këtë sen e hedhi poshtë direkt“, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark