A kanë ecur tashmë në korridor Loredana (29-vjeçe) dhe futbollisti Karim Adeyemi (22-vjeç)? Marrëdhënia mes të dyve duket se po bëhet gjithnjë e më serioze, shkruan prestigjiozja zvicerane, 20 minuten.
Në rrjetet sociale, reperja e ka quajtur nënën e Karimit si vjehrrën e saj, ndërsa Karim i tha një gazetari sportiv se “gruaja e tij” i kishte gatuar brokoli për darkë.
A është bërë Loredana nuse?
“Mbreti Lori”, siç e quan ajo veten, ka mbështetur të dashurin e saj në një ndeshje futbolli. Ajo ishte ulur në tribunë me nënën e tij.
Ajo i ka vënë si mbishkrim fotografisë: “Vjehrra e lumtur, nusja e lumtur”.
Adeyemi shënoi tre gola në pjesën e parë. Muzikantja mezi i ka mbajtur emocionet, siç shihet edhe në videon e postuar në Tiktok.
Kur 22-vjeçari u pyet pas ndeshjes se çfarë e bën atë “aq të mirë” në punën e tij për momentin, ai u përgjigj: “Dje gruaja ime bëri brokoli, ndoshta kjo është arsyeja”.
Ashtu është, tashmë Karimi e quan Loredanën gruan e tij. A është ky një tjetër tregues i një martese të fshehtë?
Përdoruesit në rrjete sociale po festojnë deklaratën e tij, përkundër se çifti nuk u deklarua akoma.
Loredana nga ana tjetër i ka kushtuar një këngë dashurie
Ata e bënë publike dashurinë e tyre në Instagram vitin e kaluar. Loredana tha se futbollisti i kishte shkruar në Instagram, por ajo nuk i ishte përgjigjur menjëherë.
“Ai është shumë i ri, çfarë po mendon?”, pyeti veten nëna e një vajze.
Karim përfundimisht ishte në gjendje ta bindte atë të dilte në një takim. Loredana doli për një qebap me lojtarin dhe ja ku janë tani.
Reperja i ka bërë të dashurit një dhuratë të ëmbël në ‘Ditën e të Dashuruarve’: I ka kushtuar një këngë dashurie.
Fansat ndërkohë pajtohen me gjithë këtë: “Kjo është se si duket dashuria e vërtetë”.