Gjatë javës u bënë akuza për ngacmime nga ana e Rezit.
Ishte Diana ajo që u tregua e revoltuar nga Rezi. Por, siç tha ajo nuk ka pasur ngacmim seksual.
“Jo nuk kam thënë që Rezi më ka ngacmu ose më ka prek pa leje. Esenca ka qenë që kur kem dal pasi më ka ndihmu me mikrofon, kesh në dhomë dhe dola. Pastaj e dëgjova duke fol diçka për gjoksin”, tha Diana.
Ndërkaq, Rezi tha se pjesa që ka dëgjuar Diana ishte pjesë e bisedës me Mevlanin.
“Mevlanit i thashë që jemi shëndoshë shumë nga pjesa e gjoksit”, tha ai.