×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Banorët e Rugovës do të marrin pjesë në protestë

    Insajderi
    13 May 2016 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protestës të së shtunës, të organizuar nga dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nisma për Kosovën”, do t’i bashkëngjiten edhe banorët e pesëmbëdhjetë fshatrave të Rugovës.

    Ali Ibërdemaj, përfaqësues i AAK-së për fshatrat e Rugovës, ka thënë për “Zërin” se banorët e kësaj ane kanë deklaruar se do t’i bashkëngjiten protestës. Dhe, sipas tij, jo vetëm kësaj proteste, por edhe në forma të tjera do të kundërshtojnë vendosmërisht që të mos pranohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. Kjo ndarje e territorit që përfshihet në marrëveshje, ai thotë se ishte projektuar në kohën e ish-Jugosllavisë, atëherë kur edhe nga Serbia e po ashtu edhe nga Mali i Zi synohej ndarja e Kosovës ndërmjet tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark