×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    AAK del me njoftim për lidhjen e koalicionit parazgjedhor me Nismën

    Insajderi
    17 January 2024 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot do të arrijnë një koalicion parazgjedhor përgjatë ditës në nivel qëndror.

    Kështu kanë konfirmuar përmes një njoftimi nga AAK.

    Bëhet e ditur që konferenca do mbahet nga ora 18:00.

    Sot pasdite, duke filluar prej orës 18:00, do të mbahet konferenca e përbashkët në selinë e AAK-në në Prishtinë. Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot vendos për koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në ora 18:00 mbahet konferencë për media ne selinë e AAK-së në Prishtinë. Ftoheni ta ndiqni këtë ngjarje! Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun”, thuhet në emailin dërguar mediave“, thuhet në njoftim.

    AAK dhe Nisma ishin në koalicion bashkë në vitin 2017-2019 dhe në bashkëqeverisje edhe para disa viteve.

    Në atë kohë, Haradinaj ishte kryeministër ndërkaq Limaj ishte numri dy në kabinetin e tij.

    Nisma pas 2019-ës ishte në koalicion me AKR-në dhe nuk arriti ta kalojë pragun, duke mbetur jashtë Kuvendit.

    Nisma nuk ka asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën aktuale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark