×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Demarkacioni mund të përmirësohet në Bruksel

    Insajderi
    23 May 2016 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar të hënën që çështja e demarkacionit me Malin e Zi të shkojë në rinegocim në Bruksel.

    “Demarkacioni me Malin e zi, është bërë keq dhe në dëm të Kosovës. Ata që e kanë futur Kosovën në këtë telashe të madhe, duhet të japin përgjegjësi edhe para popullit edhe para ligjit. Përpjekja e Qeverisë për ta shndërruar demarkacionin në pengesë për procesin e Liberalizimit të vizave, është një tjetër gabim i rëndë i lidershipit institucional të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të AAK-së.

    Prandaj, AAK kërkon “nga Presidenti dhe Kryeministri dhe gjithë vartësit e tyre, që çështja e Demarkacionit të rihepet në Bruksel, në një raund bisedimesh me Palën Malazeze, në mënyrë që të mënjanohen gabimet e bëra, dhe më pastaj Demarkacioni të ratifikohet në Kuvend”.

    Për gati një vit, AAK dhe partitë e tjera opozitare kanë kundërshtuar marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

    AAK ka kërkuar vazhdimisht që kjo marrëveshje të anulohet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonhsme./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark