×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    AAK-së e Nismës i bashkohet edhe një subjekt tjetër politik

    Insajderi
    16 February 2024 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate iu është bashkuar edhe një subjekt tjetër politik.

    Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë cermonisë së zyrtarizimit të marrëveshjes.

    Bëhet fjalë për partinë Demokracia Konservatore e cila do t’i bashkohet listës zgjedhore të AAK-së dhe Nismës.

    “Nismës i bashkohet edhe një organizatë politike Demokracia Konservatore. Ka një kohë të gjatë që bashkëpunoj me kolegët e Demokracisë dhe jam i mahnitur me vlerat që përfaqësojnë filluar nga e para njerëzorja, vlerat e familjes dhe hyjnorja. Sot kur po e nënshkruajmë bashkëpunimin tonë politik e them me zemër, me ndjenjë, me bindje, që nuk na shtyn asnjë urrejtje ndaj askujt por na shtyn ndjenja e atdhedashuria”, ka thënë ai.

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ky është një lajm i mirë për njerëzit që e duan ndryshimin.

    “Ne po vazhdojmë me zgjerimin e frontit opozitar, me një objektiv që ta bëjmë më të mirë jetën e qytetarëve tanë. Ne po shkojmë drejt një uniteti në diversitet. Sot besoj për të gjithë ata njerëz që e duan këtë ndryshim është një lajm i mirë”, ka potencuar Limaj.

    Ndërsa, kryetari i Demokracisë Konservatore, Avdullah Klinaku ka thënë se do t’i fuqizojnë vlerat e familjes në shoqëri.

    “Ky bashkëpunim është i motivuar nga besimi në Zot nga vlerat e familjes… Ne besojmë që e përmbyllim një proces dhe e nisim një rrugë politike që ka me i fuqizu këto vlera në shoqërinë tonë. Ftoj konservatorët e Kosovës që të na bashkohen në këtë proces”, është shprehur Klinaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark