
Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka përdorur aplikacionin “Facebook Live” për të dhënë lajmin me video se dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, asamblistë në Kuvendin Komunal të Deçanit ka kaluar në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Fjala është për Bilall Hadergjonaj i cili ka qenë kandidat i VV-së për kryetar të Deçanit, dhe Shpresa Hadergjonaj.
“Tani Aleanca në Deçan nga 13 asamblist i ka 15 ndërsa opozita 12 asamblist! Suksese! Vazhdojmë bashkë”, ka shkruar Selmanaj në Facebook, raporton Insajderi.
Ditë më parë, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë në Kuvendin e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi kishte aderuar në VV.
AAK e ka cilësuar këtë kalim si shenjë e lëkundjeve të VV-së.
“Ata kanë deklaruar se arsyeja e kalimit në AAK është politika konsistente e kundërshtimit të keqqeverisjes dhe kapjes së shtetit nga ana e AAK’së, si dhe lëkundjet që ka pasur VV në kundërshtimin opozitar”, thuhet në komunikatën e AAK’së.
Aderimi i Hadergjonajt në Aleancë ka ndodhur gjatë një takimi mobilizues për protestën e 14 majit e thirru nga AAK dhe NISMA, parti këto që i ndanë rrugët me VV-në si opozitë e bashkuar, pasi nuk u dakorduan për listën e përbashkët zgjedhore.
Hadërgjonaj në videon e publikuar në faqen e Selmanajt, thotë se është i kënaqur që ka kaluar në AAK.
“Nuk jam pishman që e kam pasur, sido që të jetë VV-së i uroj sukses si të jenë në pozitë si në opozitë. Nuk e kam qëllim me u shty kush çka gaboi por prej sotit i them puna e mbarë pa mua”, thotë Hadergjonaj në video. /Insajderi.com