×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Projektligji për Zyrtarët Publikë i shërben VV-së”

    Insajderi
    09 March 2024 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë.

    Tahiri në një konferencë për media tha se janë të brengosur për miratimin e këtij ligji.

    “Qeveria dje ka votuar ligjin për zytarët publikë, pas asnjë konsultim, pa përfshirjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian, për rrjedhojë pa trajtimin e kërkesave që kanë dalë nga aktvendimi i Gjykatës Kushtuese. Kemi analizuar këtë ligj, dhe kemi dalë më 10 pika, në mënyre që të ndalet kapja e shtetit”, tha ai.

    Tahiri tha se VV-ja përmes këtij projektligji është duke kapur e politizuar administratën e shtetit, ai tha se nuk do ta lejojnë këtë dhe se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

    “Qeveri e Kosove dje në një takim në një mbledhje elektronike e ka votuar ligjin për zyrtaret publikë pa as një ditë konsultim, pa përfshirjen e rekomandimeve të BE e SIGMES e pa trajtimin e kërkesave që kanë dal nga aktgjykimi i Gjykata Kushtetuese”. Ky projekt ligj shkel të drejtat e punëtorit, është një hap për kapjen e administratës së shtetit dhe akomodimit të personave publik. E bën ligjin problematik dhe në funksion të VV-së. Kjo Qeveri do mbahet mend për numrin më të madh të ushtruesve të detyrës. Shteti i Kosovës është shteti i vetëm në Evropën Juglindore që institucionet udhëhiqen me ushtrues detyre, në administratë, kryeministri dhe presidencë udhëhiqen me ushtrues detyre. Ajo çka na brengos është kthimi i mandatit që është në kundërshtim me mandatin sipas të cilit mandatet vlejnë vetëm. Është tragjike për një shtet që përmes një procesi jo transparent të konsolidohet kapja. Dera e fundit është Gjykata Kushtetuese dhe për këtë do të marrim veprime”, ka thënë ai.

    Ai para mediave ka paraqitur pikat, që sipas AAK-së janë problemet fundamentale të këtij projektligji.

    “1. Mungesa e konsultimit me palët e afektuara, që janë zyrtarët publikë. Kjo e bënë projektligjin pa legjitimitetin e nevojshëm; 2. ⁠Projektligji shkon kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke paraparë që nëpunësit që janë emëruar në pozitat e nivelit të ulet dhe të mesëm drejtues, të privohen nga e drejta ligjore e fituar me ligjin që ka qenë në fuqi kur janë emëruar. Projektligji i ri, duke i dhënë vetes efekt retroaktiv, e cenon të drejtën ligjore të fituar të kësaj kategorie. Krejt kjo në kundërshtim flagrant me parimet e SIGMA-së dhe BE-së, si një detyrim që Kosova ka marrë me MSA-në, që RAP ta bëjë në koordinim me BE-në, të cilën gjë nuk po e bënë; 3. ⁠Ky projektligj shkel të drejtat e njeriut, pasi që bazohet në supozimin e paargumentuar se nëpunësit civilë nuk vlejnë dhe se ata duhet të largohen masivisht nga puna, për të sjellë në ato pozita persona të dëgjueshëm për politikën në pushtet. Thjesht, është një hap në kapjen e administratës shtetërore, krahas edhe hapave që kjo qeveri ka ndërmarrë në kapjen e shtetit; 4. Largim nga fushëveprimi i Ligjit për Zyrtarët Publik në mënyrë të qëllimshme dhe pa bazë (kjo vlen edhe për nëpunësit civilë me status të veçantë); 5. Zgjatja e afatit deri në dy vjet për ushtrues detyre, tendencë e qartë për ligjësimin e këtij fenomeni të rrezikshëm; 6. Heqja e pragut minimal, që së paku dy kandidatë duhet t`i plotësojnë kushtet për nivelin e lartë drejtues është e gabuar dhe me pasoja në zbatimin në praktikë; 7. Vendosja e marrëveshjes për pranim të nëpunësve civilë, të cilët janë tepricë sipas paragrafit 3 të nenit 67 është shumë e rrezikshme dhe me qellim mund të vijë në situatat që institucionet mos t`i pranojnë nëpunësit dhe të njëjtit të largohen nga shërbimi civil (shih paragrafin 5 të nenit 67); 8. Pezullim i paarsyeshëm dhe në kundërshtim me parimin e prezumimit të pafajësisë; 9. Kthimi i mandatit për nëpunësit civilë aktualë në kategorinë e ulët dhe të mesme në kundërshtim me aktgjykimin, rastet: nr. KO216/22 dhe KO220/22 sipas të cilit mandate mund të vlejë vetëm për nëpunësit e ri të cilët krijojnë marrëdhënie pune pas hyrjes në fuqi të ligjit. 10. Tragjike kjo kapje e shtetit dhe nevoja që refomën ta mbrojmë nga politizimi e partizimi në Gjykatë Kushtetuese, prap”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark