Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë aktivistët e kësaj partie kanë vendosur posterë në të gjitha komunat e Kosovës për siç thuhet nga ta për të kundërshtuar votimin e Hashim Thaçit president.
“AAK, ka kundërshtuar votimin e Thaçit President, duke e konsideruar atë faktor përçarës dhe larg personit që do të mund të identifikohej me një president të unitetit”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
“Hashim Thaçi, arkitekt i kapjes së shtetit, tash president. Boll keq,” është njëri prej posterëve të shpërndarë.
Me rastin e betimit të Hashim Thaçit si president i Kosovës, për sot për në ora 11:00, është thirrur një seancë solemne nga Kuvendi i Kosovës./Insajderi.com