Insajderi
Lajme

AAK paralajmëron thirrje të protestave gjithëpopullore

Insajderi
06 April 2016 - 19:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kështu bëri të ditur zyra për medie e partisë opozitare, pas një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së partisë

Anëtarët e Kryesisë së AAK-së, kanë shprehur vendosmërinë e anëtarësisë që e përfaqësojnë për vazhdimin e kundërshtimit të qeverisë aktuale, në bashkëpunim me dy subjektet tjera opozitare.

“AAK, është tejet e interesuar që të vazhdojë kundërshtimin e përbashkët opozitar, duke përfshirë edhe protestat e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Aleanca nuk e përjashton mundësinë për protestë të thirrur veçmas nga ana e tyre, nëse nuk gjejnë gjuhën e përbashkët me VV-në dhe Nismën.

“Por, nëse nuk do të ketë një dakordim me partnerët opozitarë për mënyrën formën dhe kohën e kundërshtimit të përbashkët, AAK shumë shpejt do të thërrasë e vetme protesta gjithpopullore”, njofton AAK.

AAK ishte pjesëmarrëse në të gjitha protestat e organizuara nga opozita kosovare, por së fundmi ka pasur krisje mes tyre dhe Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark