×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK përjashton mundësinë e hyrjes në Qeverinë Mustafa

    Insajderi
    27 March 2016 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve në media, se kinse partia e Ramush Haradinaj mund të hyjë në Qeverinë e Isa Mustafës.

    AAK-ja deklarohet se me asnjë çmim, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Mustafa.

    “Qëndrimi parimor dhe i vendosur i AAK-së, për të kundërshtuar keqqeverisjen dhe për ta bërë opozitarizmin sipas parimeve që e udhëheqin këtë parti, i ka çuar peshë disa mediume të sponsorizuara, herë nga njëra e herë nga pala tjetër, që të fabrikojnë rrena se si AAK po hyn në qeveri”, thuhet në reagimin e AAK-së.

    “Me këtë qeveri do të shihemi vetëm në zgjedhje, të cilat s’mund t’i ndalë kush. Prandaj fushata e rrenave, nuk do të mund ta dëmtojë më AAK-në, sepse qytetarët po i shohin vlerat e secilit”, thuhet në reagimin e AAK-së./Insajderi.com

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark