
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar të shtunën se 60 anëtarë të ri i janë bashkuar kësaj partie në Prizren.
“Ceremonia e pranimit të tyre ka pasuar një sërë takimesh tê udhëheqjes së AAK, me bizneset e qytetit, me përfaqësues të jetës kulturore e politike të zonës si dhe me qytetarë të shumtë”, thuhet në njoftimin për media të AAK-së.
Pranimin e anëtarëve të rinj e ka mirëpritur edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“AAK-ja po mobilizohet edhe për protestën e 14 majit”, thuhet në njoftim./Insajderi.com