×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    AAK’ja i reagon Pecit për zyret: Manipulues ordiner, edhe pak ditë i kanë mbetur aty ku është

    Insajderi
    15 March 2024 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, i cili njoftoi se i ka rikthyer zyrat e AAK’së në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë.

    Në reagimin e tyre, thuhet se AAK’ja ka kontratë me Ministrinë e Bujqësisë për një pjesë të objektit dhe se paguajnë qira mujore për shfrytëzimin e 569 metra katrorë, në katin përdhesë dhe të parë me çmim prej 4552 eurosh në muaj, duke shtuar se në qira nuk përfshihet as bodrumi e as kati i dytë.

    Pohimet e këtij far ministrit se gjoja “I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit…”, janë pjesë e manipulimit ordiner të tij për të krijuar përshtypjen sikur ato paskan qenë të uzurpuara nga dikush. Nuk është hera e parë që Peci bënë manipulime të kësaj natyre me qëllim që ta luftojë politikisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sepse edhe ashtu i kanë mbetur pak ditë aty ku është”, thuhen të reagim.

    Nga ana e AAK’së, e kanë quajtur manipulim nga Faton Peci.

    “Nuk është hera e parë që Peci bënë manipulime të kësaj natyre me qëllim që ta luftojë politikisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sepse edhe ashtu i kanë mbetur pak ditë aty ku është“.

    Postimi i plotë i AAK’së:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark