×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abazi ankohet për kushtet e punës: Parlamentit nga jashtë po i bien copat, turpërohem kur vijnë mysafirët

    Insajderi
    28 December 2023 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, tha se në Kuvend nuk janë kushtet e mira për punë.

    Madje ai tha se i vjen “turp kur ka mysafirë”.

    “Unë shpresoj që në vitin tjetër ta ndërron tepihun, sepse është turp me ardhë mysafirët me na pa në çfarë kushtesh punojmë aty në Parlament”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

    Ai tha se është detyrë e kryeparlamentarit që të kujdeset për mbarëvajtjen e Parlamentit.

    “Është detyrë e kryetarit të Parlamentit që ta rritë, t’i vendos mikrofonat dhe ta sigurojë mbarëvajtjen e të lyhet ai Parlament nga jashtë se po i bien copat të gjitha anët. Unë mund të konsiderohem cinik se çfarë flas, por turpërohem kur vijnë mysafirët”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark