×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abazi: Kidnapimi i Policëve të Kosovës është akt i shtetit fashist Serb

    Insajderi
    14 June 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi lidhur me kidnapimin e tre Policëve të Kosovës ka thënë se është akt i shtetit fashist Serb, duke shtuar se dënimi i këtij veprimi duhet të jetë i ashpër.

    Ai tutje ka thënë se duhet reflektim i thellë i Qeverisë sa i përket partneritetit me SHBA dhe shtetet Evropiane sidomos Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë e Madhe.

    Kidnapimi i Policëve të Kosovës është akt i shtetit fashist Serb dhe provokim për botën demokratike perendimore. Në këtë situatë vetëm Rusia dhe ultraradikalët mund të fërkojnë duart. Dënimi i këtij veprimi duhet të jetë i ashpër nga të gjithë dhe lirimi i policëve duhet të bëhet menjëherë. Ndërsa duhet reflektim i thellë i qeverisë së Kosovës sa i përket partneritetit me SHBA dhe shtetet Evropiane sidomos Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë e Madhe.” – ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark