×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abazi pas zjarrit në IML akuzon VV-në: E vjedhën dhe tani e dogjën

    Insajderi
    21 November 2023 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka reaguar pasi një kat i objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e sotëm.

    Abazi në “Facebook”, ka hedhur akuza se ky objekt është djegur nga pushteti.

    “Njëherë e vjedhën e tani e dogjën”, ka shkruar Abazi.

    Ai tha se objekti u djeg pas marrjes në pyetje të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    “Deklarata publike pas intervistimit nga prokurori i rastit dëshmon që komunistët nuk besojnë në drejtësinë e pavarur, nuk e durojnë drejtësinë që nuk është sipas dëshirës së tyre. Kjo sjellje dhe ky interferim nga pozita të larta është i rrezikshëm e është i papranueshëm për shoqëritë demokratike”, shkroi Abazi.

    Postimi i plotë:

    Njëherë e vjedhën, tani e dogjën dhe në ndërkohë Ministrja e Drejtësisë bën padrejtësinë e shkelje të rëndë, duke degraduar e interferuar me shtyllën e pavarur, nga pozita e ministrës dhe në prapaskenë me logon e qeverisë së republikës fyen prokurorin.

    Deklarata publike pas intervistimit nga prokurori i rastit dëshmon që komunistët nuk besojnë në drejtësinë e pavarur, nuk e durojnë drejtësinë që nuk është sipas dëshirës së tyre. Kjo sjellje dhe ky interferim nga pozita të larta është i rrezikshëm e është i papranueshëm për shoqëritë demokratike.

    Ky nuk është ndryshimi, ky është VetëVazhdimi!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark