Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Menduh Abazi ka treguar prioritete kyce të paritsë së tij.
Përmes një postimit të tij në Facebook, Abazi ka thënë se fuqizimi i sundimit të ligjit, përkrahja e bizneseve dhe rritja e pagave në sektorin publik do të jenë disa nga pikat kyce të PDK-së.
“Fuqizimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i rendit juridik, do të jetë prioritet tjetër kyç i Partisë Demokratike të Kosovës. Do të përkrahim dhe subvencionojmë bizneset, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”
“Përmes tyre do të krijohen vende të reja pune në sektorin privat.Do t’i rrisim pagat në sektorin publik, përfshirë gjitha kategoritë e zyrtarëve publik dhe do të rrisim kapacitetin e inspektorëve të punës me qëllim të sigurimit të respektimit dhe zbatimit të tij në të gjithë sektorët. Bashkohuni me ne!”, ka shkruar Abazi.
Menduh Abazi në zgjedhjet e 14 shkurtit mbanë numrin 38. /Insajderi.org