×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Abazoviq: Qasja jonë ndaj Kosovës nuk ndryshon, jemi të gatshëm ta përkrahim me të gjitha kapacitetet tona

    Insajderi
    14 April 2023 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është duke qëndruar në Kosovë për vizitë zyrtare. Ai sot është takuar me kryetarin e Prishtinës, Perparim Rama dhe me kryeministrin, Albin Kurti.

    Pas takimit me Kurtin, në një konferencë për media Abazoviç ka folur për marrëdhënien ndërmjet dy shteteve.

    “Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembull se si funksionojnë dy shtete fqinje. Jemi në rrugë të duhur që të bëjmë disa projekte që do t’i quaja historike. Ideja jonë është me kriju qasje më të lehtë për dy popujt e vendeve tona. Na vijmë me një mesazh paqësor, miqësor edhe në të ardhmen do të kemi një atmosferë ku do të japim shembull. Në Mal të Zi kanë ndodhë disa procese politike, por kjo nuk do të ndryshon qasjen ndaj Kosovës. Ne jemi të gatshëm me kapacitetet tona të përkrahim Kosovën”, ka thënë Abazoviq.

    Poashtu ai ka deklaruar se e ardhmja e të dyja shteteve është në Bashkimin Evropian.

    “Ardhmërinë tonë e shohim në Bashkimin Evropian, edhe Kosova edhe Mali i Zi kanë treguar që me drejtësinë e tyre kundër korrupsionit kanë pasur shumë sukses”, ka shtuar ai./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark