Insajderi
Lajme

Abazoviq akuzon rëndë qeverinë e Malit të Zi: Duan t’i zhdukin shqiptarët bashkë me Ulqinin

Insajderi
05 April 2025 - 19:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abazoviq akuzon rëndë qeverinë e Malit të Zi: Duan t’i zhdukin shqiptarët bashkë me Ulqinin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dritan Abazoviq, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe lider i Lëvizjes URA, ka reaguar pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin e qeverisë malazeze për dhënien e një pjese të bregdetit për investitorët arabë, shkruan Insajderi.

Abazoviq ka deklaruar se autoritetet malazeze mbështesin këtë projekt, dhe sipas tij, qëllimi është të zhduket Ulqini dhe shqiptarët. Ai e cilësoi këtë proces si jashtëzakonisht jotransparent, shkelës të ligjit dhe Kushtetutës, duke shtuar se pas tij qëndron një korrupsion i madh.

“Ne jemi të bashkuar në Ulqin për të mbrojtur bregdetin tonë. E kemi nisur këtë debat edhe në Parlament dhe nuk do të lejojmë askënd që ta marrë qytetin tonë,” tha Abazoviq.

Ai theksoi se partitë që mbështesin këtë projekt kanë dy mundësi: ose të zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët, ose të jenë në anën e qytetarëve. “Ne në Parlament do të bëjmë një fushatë të madhe dhe jam i bindur se do të arrijmë të mbrojmë Ulqinin tonë,” përfundoi Abazoviq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark