×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abazoviq: Edi Rama është baba i kombit, ai e ka fuqizuar edhe Kurtin

    Insajderi
    04 March 2024 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi e ka quajtur “baba të kombit”, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas tij Rama e meriton këtë epitet.

    Tutje ai tha se Edi Rama dhe mënyra se si ai ka udhëhequr kanë fuqizuar edhe kryeministrin e vendit tonë, Albin Kurtin.

    Mirëpo, Abazoviq nuk e la anash as veten se mund të jetë fuqizuar nga Edi Rama.

    Sa i takon Albin Kurtit unë kam pasur respekt për të, tërë ministrat kanë pasur respekt, kemi pasur një raport të mirë. Ai raport ndoshta nuk ka qenë në nivel siç ka qenë me kryeministrin e Shqipërisë, por kjo ka të bëjë vetëm ndoshta me takimet më të pakta dhe nuk ka asgjë personale”, u shpreh Abazoviq.

    “Unë e quaj baba i kombit dhe ka shumë kritika në këtë aspekt se pse e afirmoj. Edi Rama ka bërë për shqiptarët që nuk ka bërë deri tash asnjë politikan dhe shumë zor se mundet me bë dikush.

    “Vizibilitetin ndërkombëtar që e ka Shqipëria dhe kryeministri i saj është i pazëvendësueshëm. Ai meriton epitetin ‘babai i kombit’. Ai ka bërë transformim mental. Kjo gjë më ka fuqizuar mua, mendoj se e ka fuqizuar edhe Albin Kurtin”, tha Rama në Rubikon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark