×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Abazoviq ofron që në Mal të Zi të mbahet raundi i ri i negociatave Kosovë-Serbi

    Insajderi
    27 March 2023 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mali i Zi është i gatshëm në kontribuojë dhe të mbështesë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan Insajderi.

    Mali i Zi në rajon “ka rolin e pajtuesit” tha Abazoviq, siç e citoi media e Podgoricës “Vijesti.me”.

    “Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjitha vendet fqinje të rajonit dhe ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në çfarëdo mënyre, përfshirë edhe mbështetje logjistike”, tha Abazoviq.

    Kryeministri ofroi gjithashtu që Mali i Zi të presë një raund të ri të mundshëm negociatash midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por besoj se propozimi evropian paraqet një zgjidhje të mirë, të favorshme për Serbinë dhe Kosovën”, theksoi Abazoviq.

    Ai ka theksuar se më e rëndësishmja është që marrëveshja të zbatohet. Por që të ndodhë kjo, ata duhet t’i përmbahen asaj që kanë rënë dakord”, tha kryeministri malazias./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark