Vellai i Salah, në një deklaratë për mediet franceze e konfirmoi deklaratën e tij, pasi e takoi atë ne qelinë e një burgu belg, ne pritje te ekstradimit ne France.
Mohamed Abdeslam thotë se i vëllai terrorist i kishte thëne se dëshiron te bashkëpunoje me autoritetet franceze sepse “ndjen peshën e fajësisë për sulmet ne Paris, por jo për ato te Brukselit”.
“Po te hidhja veten ne ere do te kishte shume me shume viktima. Fatmirësisht reflektova dhe nuk shpërtheva bombat”, mësohet të ketë thënë Abdeslam.
Sulmet me arme dhe bomba ne Bataclan, një teatër koncertesh, stadium dhe restorante e bare lëne te vdekur 130 persona ne kryeqytetin francez.
Abdeslam, 26 vjeç, u arrestua muajin e kaluar ne Bruksel nga autoritetet belge. Katër dite pas arrestimit te tij, tre shpërthime me bombe, dy ne aeroportin e Zaventemit dhe një në stacion metroje shkaktuan 32 te vdekur dhe dhjetëra te plagosur.
Policia belge beson se pas sulmeve ne Paris dhe ne Bruksel fshihet i njëjti rrjet ekstremistësh. /Insajderi.com