×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku dhe Rama qëndruan në ‘Elida’ – ëmbëltoren simbol të kryeqytetit

    Insajderi
    15 October 2021 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, i shoqëruar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me familjet e tyre, kanë qëndruar sot në Ëmbëltoren ‘Elida’, e cila njihet si njëra ndër vendet më simbolike të kryeqytetit.

    Me këtë rast, Rama, ka thënë se ky vend i ngjall kujtime të bukura dhe ia rikthen kohën kur në Prishtinë ka mbizotëruar fryma e liridashjes dhe e respektit për njëri-tjetrin.

    “Ëmbëltorja “Elida”, gjithë më ngjall kujtime të bukura e ma rikthen kohën kur në Prishtinë ka mbizotëru fryma e liridashjes dhe e respektit për njëri-tjetrin.


    Por, sot kjo vizitë ishte edhe më e veçantë, mbasi me mua ishin Broni, Tigri, Arra dhe Kristalja. Bashkë me familjen e Lumirit, Albinën dhe bukuroshen Era. Nëpërmjet fëmijëve tanë përjetuam “Elidën” e fëmijërisë, atë frymë të dashnisë për njeri-tjetrin e të ndryshimeve pozitive që duhen me i ardhë qytetit tonë. Prishtina është e gatshme për këtë transformim afatgjatë dhe pozitiv që do të ndodhë me mua si Kryetar i Komunës, për të mirën e krejt banorëve, për të mirën e të gjithë fëmijëve tanë.


    E falënderoj përzemërsisht Lumirin për mbështetjen e tij të vazhdueshme përgjatë kësaj kohe, dhe për përkushtim e tij ndaj vizionit të përbashkët për një Prishtinë për të gjithë”, ka thënë Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark