Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidatin për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, vijuan me vizita në Lupç, Orllan dhe Katunishtë.
Me këtë rast, Hyseni shpalosi pjesë nga programi i tij, përfshi turizmin si fushë me rëndësi sidomos për zonën e Orllanit dhe idetë e tij programore për intervenim në sektorin e bujqësisë, përmes të cilave tha se do të mundësohet mbështetje meritore për bujqit dhe fermerët llapjanë.
Ndërsa, kryetari Abdixhiku, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve llapjanë për kandidatin e LDK-së, tha se në Llap kemi ofruar një kandidat me vlera të larta, me të cilin LDK do të kthehet në pozitën e saj origjinale – si e para, ndërsa komuna e Podujevës në vendin e saj të merituar, si komunë lidere në zhvillim.