×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abdixhiku flet sikur t’i kishte fituar zgjedhjet: LDK-ja do të jetë bartëse e Qeverisë së ardhshme

    Insajderi
    23 April 2024 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai udhëheq do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme. Nuk asnjë dyshim për këtë”, ka thënë Abdixhiku në Klan Kosova.

    Abdixhiku është pyetur për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë tjera.

    “Të gjitha partitë duhet të jenë në garë. Pas zgjedhjeve mund të diskutohet për koalicione dhe besoj që do të jetë e shëndetshme, por jo para zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.

    LDK’ja ishte e treta në zgjedhjet e kaluara parlamentare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark