×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Heqja e TVSH-së lehtëson dukshëm çmimin e produkteve esenciale

    Insajderi
    19 October 2022 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë një krahasim të çmimeve aktuale të produkteve esenciale me ato të vitit të kaluar.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se çfarë është blerë me 100 euro në fillim të vitit të shkuar tani duhet të blihet më 150 euro, përcjell Insajderi.

    Zgjidhja sipas të parit të LDK-së është heqja e TVSH-së për produktet elementare.

    Postimi i plotë i Abdixhikut:

    Çmimi i miellit, vajit, bukës, qumështit, vezëve, domateve, patateve, orizit, fasuleve, sheqerit, naftës, benzinës e energjisë elektrike, është rritur për plot 50% në njëzet muajt e fundit.

    Çfarë është blerë me 100 euro në fillim të vitit të shkuar, duhet të blihet me 150 euro sot. Këto nuk janë produkte luksi, e as të zëvendësueshme s’janë. Janë pjesë thelbësore e shpenzimeve mujore për çdo familje në vend.

    Heqja e TVSH-së vetëm për këto produkte elementare, s’dëmton buxhetin e vendit. Heqja e TVSH-së lehtëson dukshëm përballueshmërinë e kosovarëve në këtë krizë të paprecedentë.

    Ky është propozimi ynë nga marsi i këtij viti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark